Nga Shqipëria / E Mërkurë 7 Mars 2018, 12:12

U tha se u ndan, por kjo foto e Era Istrefit dhe Faton Shoshit tregon krejt të kundërtën

Era Istrefi dhe Faton Shoshi morën vëmendjen e mediave përpara disa muajsh kur deklaruan publikisht se marrëdhënia e tyre profesionale dhe personale kishte përfunduar  dhe secili do ndiqte rrugën e tij.

Mirëpo edhe pse Shoshi doli publikisht në disa emisione duke thënë se me Erën kishin shumë mosmarrëveshje për shkak të punëve, ata sërish u panë nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe të gjithë filluar të aludonin se dyshja e njohur ishte ribashkuar.

Megjithatë këtë gjë Fatoni e mohoi duke thënë se mes tij e Erës ka akoma miqësi.

“Është herët për të folur rreth kësaj çështjeje. Ne jemi shokë, që do të thotë se kurrë s’jemi ndarë keq në marrëdhënien tonë. Por gjithçka pritet të shihet më vonë si do të shkojë”, tha ai.

Por mesa duket ky ribashkim është më afër se sa duket, pasi ata janë kapur sërish mat duke qëndruar shumë afër njëri-tjetrit në një lokal në Prishtinë. Era dhe Fatoni dukeshin të lumtur së bashku dhe kjo gjë ka ngritur dyshimet se mes tyre shkëndija është rindezur.

Burimi:Gazeta Express.