Nga Shqipëria / E Martë 6 Mars 2018, 19:07

Tre të famshmet shqiptare që kanë punuar kërcimtare në klube nate

Këto tre vajza të njohura shqiptare me siguri i njihni, pasi edhe pse janë tre kërcimtare në klube nate kanë qenë shpesh pjesë e emisioneve të ndryshme televizive. Bëhet fjalë për një Miss, një këngëtare dhe një ish banoren e Big Brotehr Albania.

Tre vajzat shqiptare kanë zgjedhur që si profesionin e tyre të kenë kërcimin dhe atë të klubeve të natës.

E para është Ana Gjoshi, që shumica prej nesh e njohin me emrin e artit Ana Geti. Ajo ka qenë dikur një Miss dhe ka marr madje dhe shumë çmime në kompeticionet e ndryshme të bukurisë që ka marr pjesë. Disa prej tyre janë  ‘Miss Cinema 2017’, ‘Miss Supernational 2017’, ‘Miss Disco Queen’ e madje është future dhe në Top 10 e ‘Miss Albania’.

Ana tashmë ushtron profesionin në klubet e natës dhe siç është shprehur në intervistat e ndryshme ajo e adhuron punën e saj.

Kleodiana një nga ish banoret e Big Brother 9, e cila edhe pse nuk qëndroi  shumë në shtëpinë e famshme, arriti të rrëmbej vëmendjen e publikut. Ajo madje u diskutua shumë pasi deklaroi publikisht se ishte kërcimtare në një klub nate dhe këtë profesion ish konkurrentja e vazhdon edhe në ditët e sotme dhe kjo gjë shihet dhe në adresën e saj në Insagram.

Donjeta Kosumi ose e njohur ndryshe si Kallashi, u bë e njohur që në daljet e para në emisionin ‘Zonë e lirë’ e më pas për këngët e saj që u bën shumë të dëgjuara nga publiku si ‘Cowboy’, ‘Sheik’, ‘Nana dimri’ etj. Por përveç këngëve që ajo publikon herë pas here, Kallashi njihet dhe si një nga kërcimtaret e natës  më të njohura në Kosovë.

Mirëpo edhe pse kishte shumë vite që e ushtronte si profesion, së fundmi ajo ka deklaruar se ka hequr dorë nga kërcimi në klubet e natës./ Burimi:Xing.al