Shumë personazhe të njohur bëhen shpesh viktima të hackerave dhe të shumë janë ata që adresa e tyre është hackuar. Por një fenomen i tillë ka filluar së fundmi dhe në Shqipëri dhe një nga personazhet e njohur që është prekur, ka qenë moderatorja e njohur, Iva Mera, e cila ditën e sotme ka dhënë lajmin se adresën e saj e kanë marr disa persona të panjohur, të cilët madje kanë shkruar dhe mesazhe të ndryshme tek miqtë e prezantueses duke pretenduar se është ajo.

Më vjen keq për ty... se je i/e vogël...
Pas një nate të lodhshme ( me një fëmijë të vogël) zgjohem në mëngjes nga mesazhet e miqve të mi, të cilët më lajmërojnë për një mesazh të dërguar nga adresa ime në oret e vona të natës duke më lënë të kuptoj qartë qe adresa ime (facebook/yahoo)ishte vjedhur! E vetmja ndjesi qe pata ishte keqardhja! Me vjen keq për ty o njeri që harxhon kohë nga jeta jote, nga ditët e tua, nga orët e tua per të klikuar e munduar veten për të parë se çfarë bëj unë apo kushdo tjetër që ti tenton të futesh në privatësi!’.



