Paraqitja e Bleonës në festën e 'Vanity Fair' të dielën mbrëma ishte një nga temat më të diskutuara në mediat shqiptare, por edhe në ato të huaja. Këngëtarja shqiptare arriti që me veshjen e saj topless të përflitesh nga të gjithë dhe të merrte të gjithë vëmendjen për vete.

Përveç komenteve negative që u thanë për veshjen e saj, ka pasur dhe nga ata persona që e kanë pëlqyer një gjë të tillë. Njëri prej tyre është edhe moderator Ermal Mamaqi, i cili ndryshe nga herët e tjera ku preferon që në komentet që u lë vipa-ve të bëjë humor këtë herë ka habitur me komentin e tij.

Ai ka shkruar poshtë fotos së Bleonës: “ Pse i lë njerëzit pa gjumë”, duke konfirmuar në këtë mënyrë që kjo pamje i ka pëlqyer shumë.




