Një nga historitë prekëse të emisionit të kaluar në ‘Dua të të bëj të lumtur’ që ngriti shumë diskutime dhe në mediat sociale, ishte historia e Gëzimit nga Vlora i cili ishte braktisur nga bashkëshortja dhe nga pamundësia për të rritur të bijat i la ato në një jetimore.

Mirëpo të shtunën 47-vjeçarin e kishte ftuar në studio Pastori Alfred dhe bashkëshortja e tij Diana, të cilët kërkonin që të merrni kujdestarin e dy vajzave por Gëzimi e kundërshtoi një gjë të tillë.

Ai nuk pranoi që vajza e tij të kalonin nën kujdestarin e Pastorit pasi sipas tij kjo gjë do i largonte ato nga babai biologjikë. Në këtë mënyrë kjo çështje ngeli e pazgjidhur dhe vetëm ditën e sotme u bë i ditur një lajm shumë i gëzuar për këtë familje.

Imami nga Tirana Alfred Kalaja ka reaguar nëpërmjet një statusi në adresën e tij, ku e ka quajtur Gëzimin ‘hero’ dhe ka kërkuar që dikush ta lidh urgjentisht me babain e fëmijëve.
“Do Të Takoj Hero Gëzimin.
Me emër të Zotit një zgjidhje e bukur e pret Gëzimin. Gëzimi hero të tjerët sdua të komentoj për ata aspak. Gëzimi njeriu hero; hero i fundjavës që e meriton këtë titull për qëndrimin e mbajtur; ndersa ata të tjerët të gjithë bashkë duhet të kuptojnë se lidhja e prindit e fëmijës është lidhje shpirti nuk mund të zevendësohet me atë të materies. Gëzimi i lidhur fort me hyjnoren, Zoti të bekoftë. Të tjerët të lidhur fort me këtë botë mos të them gjë tjetër ndoshta qëllimi ishte i mirë; po publiku më habiti Zoti i udhëzoftë; Zot fali se sdijnë çbëjnë e çthonë. Ku janë ata që ndihmojnë për të pasur një familje të shëndoshë e të shëndetshme?! Këta “zotërinjtë” shpenzimet për vajzat le t’jua çojnë ushqime çdo muaj nëse besojnë Zot e të kontribuojnë që fëmijët të rriten pranë gjirit të familjes; e në mos duhet ne si shoqëri ti përgjigjemi Gëzimit e ti themi stop këtij modeli aspak njerëzor për traditën e kulturën shqiptare. Gëzim na gëzove shpirtat të gëzoftë Zoti; e kurrë mos pafsh keq as ti as familja jote. Ju të tjerët na hidhëruat pezmatuat mërzitët të gjithë pa përjashtim; Zoti ju pastë ndjesë e ju udhëzoftë. Ps: Urgjente Unë Dua të lidhem me Gëzmin nëse e njeh dikush të më shkruajë në inbox. Faleminderit.”-ka shkruar ai dhe vetëm një ditë më pas, takimi është bërë i mundur.

Sipas ‘Shqiptari.net’ imani është takuar më në fund me Gëzimin dhe ka vendosur një rrogë mujore për të në mënyrë që të kujdeset për vajzat e tij dhe madje i ka premtuar dhe rregullimin e shtëpisë.


