Një lajm i mirë vjen së fundmi për të gjithë emigrantët shqiptar që jetojnë në Greqi. Qeveria greke ka nxjerr disa rregulla të reja që do të lehtësojnë marrjen e nënshtetësisë greke për të gjithë emigrantët.

Siç është shprehur dhe ministri i Brendshëm Panos Skurletis tashmë mjera emigrant do kenë mundësi ta marrin atë.

“Duam me qëndrimin tonë të dërgojmë mesazhet e duhura në të gjithë botën kundër ksenofobisë dhe racizmit. Duam t’i japim shanse të gjithëve, pavarësisht origjinës së tyre. Po përmirësojmë kuadrin ligjor për dhënien e shtetësisë. Vendosëm dhënien e mundësisë për fëmijët e lindur në vend, por që për arsye të ndryshme nuk përfitonin, si u jepet mundësia edhe shumë të tjerëve të marrin shtetësinë”, tha ministri i Brendshëm grek.

Sipas tij po bëhen ndryshime të shumta në ligj që do ti japin mundësi që të gjithë personat që kanë mbi 12 vjet në Greqi të marrin nënshtetësinë dhe madje dhe personat mbi 65 vjeç, si dhe ata me aftësi të kufizuara do kenë përfitime, pasi do të mund ta marrin atë më lehtë. Gjithashtu edhe pjesëtare të komunitetin rom të lindur në Greqi.

Nga të dhënat e publikuara nga ministri i Brendshëm, në Greqi jetojnë 850 mijë emigrantë. Sipas statistikave 174.394 nënshtetësi janë dhënë që prej vitit 2011 deri me 2017. Nga këto 93 % e përfituesve janë nga Shqipëria./ Burimi:Top Channel


