Ndarja e Faton Shoshit dhe këngëtares Era Istrefi ishte një nga ngjarjet më të diskutuara të javëve të fundit dhe kjo pasi të gjithë u habitën kur një nga dyshet më të suksesshme si në muzikë dhe në jetën personale i dhanë fund çdo gjeje.

Mirëpo përpara disa kohësh u përfol se mes tyre gjëra kishin filluar të përmirësoheshin dhe kjo pasi ish çifti u pa nën shoqërinë e njëri-tjetrit në disa lokale në Prishtinë. Megjithatë edhe pse të gjithë menduam se ata do të ribashkoheshin, mesa duket Fatoni nuk ka ndërmend një gjë të tillë dhe kjo pasi ai po përflitet se është duke nisur një romancë të re me modelen e njohur Vildane Zeneli.

Ata u panë shumë afër njëri-tjetrin në eventin ‘Oda’ dhe duket se marrëdhënia e tyre sapo shkon e po bëhet më e afërt, të paktën këtë të lë të kuptosh komenti i fundit që menaxheri i njohur ka bërë në një foto të Vildanes.



