Nga Shqipëria / E Martë 6 Mars 2018, 15:03

Mbani frymën miq! Lionel Mesi është me origjinë shqiptare dhe rrjeti po ‘çmendet’

Vite e fundit kanë qenë të shumtë personazhet e njohur që e kanë pranuar se kanë prejardhje shqiptare dhe kjo gjë është diçka e zakonshme për shqiptarët, mirëpo që një prej futbollistëve më të mirë të botës, Lionel Mesi, të jetë shqiptarë është diçka që i ka habitur të gjithë.

Së fundmi profesor Përparim Kabo ka qenë i ftuar tek emisioni ‘Procesi Sportiv’ ku ka treguar që ka shumë mundësi që Mesi të jetë shqiptar.

“Shuflaj, që është ndër albanologët më të njohur në botë, ka thënë që Mesi është mbiemër shqiptar. Mesi vetë e ka pranuar që është me origjinë nga kalabrezët e Italisë, prandaj nuk është çusi...”-është shprehur Kabo gjatë emisionit.

Burimi: Ballkanweb