Së fundmi Banka Botërore ka bërë një vlerësim për vlerën totale të një vendi dhe Shqipëria është çmuar me vlerën 153.6 miliardë dollarë.

Me këtë vlerë siç është bërë e ditur janë vlerësuar të gjithë njerëzit, pasurit natyrore dhe prodhimi kombëtar, por pjesën më të madhe e zë kapitali njerëzor me rreth 66 miliardë lekë ose thënë ndryshe 42% e shumës në total.

Gjithashtu pasurit natyrore janë vlerësuar me 38 miliardë dollar ose 25% të vlerës totale, ndërsa prodhimet kombëtare kapin shifrën e 54 miliardë lekëve.
Disa të dhëna të tjera të nxjerra nga Banka Botërore është edhe varfëria ekstrem që ekziston në 12 vende, e cila sipas tyre mund të luftohet vetëm nga një shoqëri e mirë arsimuar.

