Nga Shqipëria / E Martë 6 Mars 2018, 14:02

Del çmimi: Nga njerëzit deri tek pasuritë, ja sa kushton Shqipëria sipas Bankës Botërore

Së fundmi Banka Botërore ka bërë një vlerësim për vlerën totale të një vendi dhe Shqipëria është çmuar me vlerën 153.6 miliardë dollarë.

Me këtë vlerë siç është bërë e ditur janë vlerësuar të gjithë njerëzit, pasurit natyrore dhe prodhimi kombëtar, por pjesën më të madhe e zë kapitali njerëzor me rreth  66 miliardë lekë ose thënë ndryshe 42% e shumës në total.

Gjithashtu pasurit natyrore janë vlerësuar me 38 miliardë dollar ose 25% të vlerës totale, ndërsa prodhimet kombëtare kapin shifrën e 54 miliardë lekëve.

Disa të dhëna të tjera të nxjerra nga Banka Botërore është edhe varfëria ekstrem që ekziston në 12 vende, e cila sipas tyre mund të luftohet vetëm nga një shoqëri e mirë arsimuar.