Nga Shqipëria / E Martë 6 Mars 2018, 13:01

Brenda dhomës së gjumit të Adelina Tahirit, aty ku luksi nuk mungon

Adelina Tahiri ka qenë së fundmi shumë e përfolur dhe kjo për shkak të lajmeve të njëpasnjëshme që po vinë nga jeta e saj private.

Siç u mësua përpara disa kohësh, ajo i dha fund beqarisë duke u martuar me partnerin e saj  miliarderin 50 vjeçar nga Maqedonia, Serioza Markov, dhe përpara disa javësh ajo dha lajmin se do të bëhet nënë e një djali.

Mirëpo përveç kësaj këngëtarja nuk ka nguruar që herë pas here të tregojë edhe foto nga shtëpia e saj luksoze. Së fundmi ajo ka postuar një foto në 'Instastory' ku shihet në ambientin e dhomës së gjumit, ku sigurisht ashtu si në ambientet e tjera të shtëpisë luksi nuk mungon as këtu.