Nga Shqipëria / E Martë 6 Mars 2018, 13:01

Skandali vazhdon: Arrestohet ish-pronari i Universitetit ‘Kristal’, shiste diploma false

Ditën e sotme është vënë në pranga  nga policia ish pronari i Universitetit ‘Kristal’ Ahmet Muça i cili është arrestuar pas një hetimi dy mujor nga ana e Prokurorisë dhe akuzohet për falsifikim.

Sipas News 24 ai është shoqëruar ditën e sotme nga uniformat blu, ku dhe akuzohet për ‘Falsifikim të Diplomave’, një çështje kjo që u bë një skandal përpara disa vitesh, një skandal ky që i tejkaloi edhe kufijtë shqiptarë.

Kjo pasi në vitin 2012 djali i politikanit Uberto Bossi, Renzo Bossi i cili nuk kishte shkelur kurrë në Shqipëri dhe nuk dinte as gjuhën, ishte pajisur me një diplomë nga ky universitet për Menaxhim Biznesi.

Që nga ajo kohë Ministria e Arsimit urdhëroi mbylljen e Universitetit ‘Kristal’, por pas kaq vitesh Ahmet Muça akuzohet se ka pajisur me diploma edhe persona të tjerë të cilët nuk rezultojnë të jenë regjistruar ndonjëherë në këtë universitet.