Vali Corleone u bë i njohur për publikun shqiptar pas daljeve të shumta që ai pati në disa emisione, ku deklaroi se ishte pjesë e familjes mafioze Corleone në Itali, ai u bë shumë i njohur dhe menjëherë jeta e tij merrte shpesh vëmendjen e mediave dhe të publikut.

Por së fundmi mesa duket gjërat nuk janë aspak mirë për të, pasi siç është mësuar kohët e fundit Vali ka patur disa probleme dhe pas një mosmarrëveshje me prindërit është dërguar në spitalin psikiatrik.

Një gjë të tillë madje e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Gjilanit, Ismet Hashani.
“Po mund ta konfirmoj se ai është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.”-ka thënë Hashani për "Gazetën Express”, duke shtuar se nuk dihet ende shkaku i konfliktit me prindërit.

E gjitha kjo ka ndodhur kur prindërit e tij e kanë akuzuar për ngacmim dhe kanosje dhe ai si fillim do shoqërohesh në polici për një bisedë por ka shfaqur sjellje shumë të dhunshme, gjë që ka çuar që ai të shtrohet në spitalin psikiatrik dhe më vonë në paraburgim.

Nga burime të afërta është mësuar gjithashtu se ai ka pasur disa mosmarrëveshje me prindërit duke qenë se në fillim ka bashkëjetuar me ta dhe më pas i ka përzënë ata nga shtëpia.


