Nga Shqipëria / E Martë 6 Mars 2018, 12:12

Shifra alarmante: Shqiptarët janë populli më dembelë, refuzojnë të punojnë

Sipas informacioneve të fundit shqiptarët janë populli më dembelë në Ballkan dhe kjo pasi ata edhe pse kanë punë, refuzojnë që të bëjnë një të tillë dhe preferojnë që kohën  e tyre ta kalojnë nëpër bar-kafet e shumta që ka vendi jonë.

Sipas një deklarate që ka dhënë së fundmi Deputetja e Partisë Socialiste, Milva Ekonomi, më shumë se 89 mijë shqiptarë janë inaktiv, ose e thënë troç dembelë.

Ajo ka qenë ditën e djeshme e ftuar në emisionin ‘Debati në Channel One’ të gazetarit Roland Qafoku, ku ka treguar se sipas shirave të INSTAT, në popullsinë tonë që përbëhet nga 2.87 milion banorë janë 89 mijë persona të cilët nuk punojnë dhe nuk pranojnë të punojnë asnjë punë që u ofrohet.

“Ata as nuk kërkojnë dhe as nuk pranojnë punën edhe kur e kanë këtë mundësi”, tha deputetja e PS.

Duke e thënë me fjalë të tjera, këta persona të cilët nuk duan të punojnë janë pikërisht dembelët e shoqërisë tonë që mbushin baret dhe kafenetë plotë e për plotë.