Alban Skënderaj shënoi akoma një sukses tjetër në karrierën e tij pas tre netëve live që ai këndoi në recitalin e tij ‘Hapësira e një ëndrre’ në Pallatin e Kongreseve, ku në të treja netët salla ishte plotë dhe publiku shijoi të gjitha këngët e artistit.

Pran ti në këto net ishte edhe bashkëshortja e tij Miriam Cani e cila e lumtur dhe krenare për suksesin e Albanit ka vendosur që ditën e sotme të thotë dy fjalë për të.

Në një status të publikuar Miriami është shprehur krenare për sukseset e panumërta të Albanit dhe me fjalët e saj të ndjera i ka emocionuar ndjekësit.

'Te them qe jam krenare per ty eshte pak.Te them qe te dua shume eshte akoma dhe me pak. Si çdo here, edhe kesaj rradhe ti vendose nje standart te ri ne muzike. Muzika dhe shpiri yte meritojne boten dhe besoj fort qe Zoti do ndriçoj cdo hap te rruges tende.Ti je pasuri shpirterore e cdokujt qe te ka ne jete.Mua do me kesh gjithmone prane si energji e pashtershme deri ne frymarrjen e fundit.' ka shkruar Miriami në postimin e saj dedikuar suksesit të Albanit në koncertin e tij të mbajtur para publikut shqiptar.


