Nga Shqipëria / E Hënë 5 Mars 2018, 18:06

Të gjithë folën për Bleonën, por edhe Bebe Rexha ka lënë pa fjalë mediat e huaja

Edhe pse ajo  që tërhoqi vëmendjen mbrëmjen e djeshme në festën e çmimeve ‘Oscars’ ishte Bleona Qereti e cila u komentua gjatë nga mediat e huaja për shkak të veshjes së saj ekstravagante ku ajo shfaqësh topless, të pranishme ishin edhe dy këngëtaret e tjera shqiptare Rita Ora dhe Bebe Rexha dhe kjo e fundit gjithashtu u komentua për veshjen e saj.

Këngëtarja kishte zgjedhur të vishte një fustan të kuq të gjatë i cili i tregonte shumë dekoltenë e saj dhe me postimet e saj mbrëmjen e djeshme ajo çmendi internetin me këtë pamje.

Mirëpo Bebe ndryshe nga Bleona, arriti që të klasifikohesh si më të veshurat mirë.

"Ne na pëlqen shumë ky look nga këngëtarja", shkruan metro.co.uk për Beben.

Gjithashtu edhe Bebe u duk se u argëtua shumë me fustanin e saj.