Nga Shqipëria / E Hënë 5 Mars 2018, 18:06

'Bëmë baba të të ngjaj': Ngjashmëria mes Dua Lipës dhe babait të saj do ju lë pa fjalë

Dihet tashmë se këngëtarja me famë botërore Dua Lipa ka një marrëdhënie shumë të veçantë me babin e saj Dulagjinë Lipën, i cili është njëkohësisht edhe menaxheri i saj.

Ai sot feston ditëlindjen dhe sigurisht nuk mund të mungonte edhe një urim special nga ana e të bijës.

Dua ka shpërndarë ditën e sotme një foto të vjetër ku shihet ajo dhe babai i saj. Në përshkrim të fotos ajo ka shkruar: “Gëzuar ditëlindjen babi, më mungon shumë, uroj që kur të vij në shtëpi të të jap një përqafim të madhe dhe puthje”.

Në këtë foto përveç urimit diçka që bie në sy është edhe ngjashmëria e madhe që Dua ka me babain e saj kur ai ka qenë i ri.