Nga Shqipëria / E Hënë 5 Mars 2018, 17:05

Këngëtarja e famshme ngre publikun në këmbë, mahnit me performancën e saj tek ‘Virtuozët'

Ditën e djeshme është transmetuar edhe puntata e katërt e emisionit Virtuozët në Tv Klan ku çdo të diel habit publikun shqiptar me talentet e shumtë që ka në vendin tonë.

Mirëpo surpriza e mbrëmjes ditën e djeshme ishte e ftuara seciale. Një vogëlushe me origjinë shqiptare që ka bërë krenar gjithë vendin tonë në Francë. Bëhet fjalë për Erza Muqolli.

Ajo ka lindur dhe është rritur në Francë ku dhe është shumë e famshme atje për talenti e saj. Erza është pjesë e grupit ‘Kids United’ dhe ka fituar edhe vendin e parë në ‘France got talent’.

"Erza është kudo në Francë, në të gjitha televizionet franceze, është e ftuar në të gjitha emisionet dhe ka koncerte pafund në Londër, New York etj", tregoi Inva Mula për Erzën e cila ishte hera e parë që vinte në Shqipëri.

Ndërsa Erza tregoi se ishte hera e parë që ajo po vizitonte Shqipërinë dhe ndihësh shumë e emocionuar për këtë gjë.

"Jam shumë e gëzuar që kam ardhur për herë të parë në Shqipëri dhe që po këndoj në këtë skenë", u shpreh 12-vjeçarja me origjinë shqiptare.