Nga Shqipëria / E Hënë 5 Mars 2018, 17:05

Greqia nuk toleron më, nisë dëbimin: Arrestohen të gjithë shqiptarët e paligjshëm

Siç dihet në Greqi ka një numër të lartë emigrantësh e kryesisht shqiptar numri më i madh i të cilëve është atje në mënyrë të paligjshme. Por së fundmi Athina zyrtare ka marr një vendim që lidhet me të gjithë emigrantët e paligjshëm që hynë në Greqi. Ata kanë shtuar sigurinë në pikat kufitare që lidhin Greqin me Shqipërinë dhe vetëm brenda pak kohësh janë arrestuar një numër i madh emigrantësh që po përpiqeshin që të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme.

Së fundmi në zonën e Janinës janë arrestuar 11 shqiptar së bashku me personat që po i ndihmonin që të kalonin kufirin grek. Gjithashtu përveç kësaj edhe në Delvinakit pranë kufirit me Shqipërinë, patrullat policore kanë ndaluar pas një përndjekjeje një fugon në karrocerinë e të cilit ndodheshin gjashtë shtetas shqiptarë pa dokumente.

Ndërkohë mësohet se shoferi i fugonit ishte një 41-vjeçar grek i cili e kishte braktisur fugonin, ndërsa shtetasit shqiptarë që i përkisnin moshës nga 25 deri në 51 vjeç do të paraqiten përpara prokurorisë.

Sikur të mos mjaftonte kjo një tjetër operacion i zhvilluar në pikën kufitare të Kakavijës u ndalua një automjet i cili drejtohesh nga një shtetas shqiptar  37-vjeçar, i cili po kalonte 5 shqiptar 2 meshkuj dhe tre femra të cilët ishin të gjithë pa dokumenta./Burimi:Fakto.al.