Nga Shqipëria / E Hënë 5 Mars 2018, 16:04

Burrin e ka në burg, por Rezarta Shkurta poston foton e rrallë dhe bën dedikimin special për të

Rezarta Shkurta prej më shumë se 3 vitesh jeton e ndarë nga bashkëshorti i saj Ermal Hoxha nipin e ish-diktatorit komunist Enver Hoxha, i cili u arrestua në kuadër të një operacioni antidrog që u bë në Shqipëri përpara disa vitesh.

Por pavarësish vështirësive dhe kohës së gjatë që ai është në burg Rezarta gjithmonë e tregon dashurinë e madhe që ka për bashkëshortin e saj dhe për babain e vajzës Hera. Së fundmi ajo madje e ka kujtuar atë me një foto dhe i ka bërë një dedikim special.

“Mund të eci mbi oqean... mjafton të të kem ty në jetën time!”-ka shkruar Rezart anë mbishkrimin e një fotoje ku ajo dhe Ermali kanë kapur përdore vajzën e tyre Hera dhe shohin së bashku perëndimin e diellit në bregdet.

Por pavarësisht të gjithave këngëtares nuk do ti duhet të pres dhe shumë gjatë pasi sipas vendimit të ri të gjykatës Ermali do është dënuar me 6 vite e 8 muaj burg.