Nga Shqipëria / E Hënë 5 Mars 2018, 15:03

Doni të fitoni 500 euro? Reperi shqiptar hap një konkurs, ja si mund të merrni pjesë

Gjiko së fundmi ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë fansat e tij. Ai ka hapur një konkurs publik ku të gjithë mund të marrin pjesë e të bëhen fitues të 500 eurove.

Ai ka shpërndarë së fundmi një video ku shprehet se të gjithë ata që duan të bëjnë një cover për Mixtape-in e tij ta dërgojnë në adresën e tij. Kështu ai do zgjedh më të bukurën dhe coverin që do marri më shumë like nga ndjekësit, do shpallet fitues dhe do marri 500 euro.

‘Afati është një javë. Konkurs per Coverin e mixtape-it ENERGJIKO ! Fitusi i merr 500 euro !! COVERI OFFICIAL shpallet me daten 15.03.2018 ! Go go go ‘, shkruan Gjiko.