Nga Shqipëria / E Hënë 5 Mars 2018, 14:02

Binjake? Big Mama prezanton motrën e saj dhe ngjashmëria e tyre do ju lë pa fjalë

Big Mama është një këngëtare që me tipin e saj tepër gazmor ka bërë për vete pubikun. Ajo bëhet shpesh pjesë e lajmeve rozë dhe këtë herë i ka habitur të gjithë me një foto që ka postuar ku shfaqet së bashku me motrën e saj.

Në foto shihet teksa motra e saj Mimoza e ka surpizuar këngëtaren me një tullumbace për ditëlindjen e saj që ishte përpara disa ditësh. Aty dallohet qartë ngjashmëria e jashtëzakonshme që ka midis tyre aq sa nuk mund të dallojmë se kush është njëra e kush tjetra.

Bigu duket shumë e lumtur pranë saj dhe duket qartë që marrëdhënia e tyre është tepër speciale. Në përshkrim të fotos ajo ka shkruar: “Rrezja ime e diellit”.