Jemi mësuar që prezantuesen e njohur Ilda Bejleri ta shikojmë gjithmonë duke folur e duke moderuar emisionet sportive. Mirëpo këtë herë ajo do të vijë ndryshe. Përpara disa kohësh moderatorja e njohur ka lajmëruar se shumë shpejt ajo do të jetë prezantuesja e një reality show që do të vijë së shpejti në ekranin e Digitalb.

Por edhe pse nuk zbuloi më asgjë më shumë në lidhje me këtë emision, ajo tha se ndryshe nga herët e tjera këtë here do të sillte një emision në lidhje me kërcimit.

Së fundmi Ilda ka treguar se në fakt ky reality show do të jetë një format i ri, i cili në qendër do të ketë histori dhe rrëfimeve interesante të balerinëve shqiptar të famshëm kudo nëpër botë. Sërish në Digitalb, Ilda do të sjell për të gjithë teleshikuesit, gjashtë episode me intervista dhe profile artistësh mjaft mbresëlënëse, ndërsa paralajmëron edhe një mbrëmje gala në Pallatin e Kongreseve në datën 13 Mars.

Ky spektakël do të quhet ‘Rikthimi i dallëndysheve’ dhe që tani ka ngritur kureshtjen e publikut.



