Nga Shqipëria / E Hënë 5 Mars 2018, 13:01

Majku i jep fund gjithçkaje, ndahet përfundimisht nga vajza e politikanit

Majku është padiksutim një nga reperët më të komentuar të momentit. Pas publikimit të këngës ‘Pasha Jetën’ që rezultoi një suksese, konfirmojë edhe një herë se karriera e tij po shkon shumë mirë. Mirëpo pavarësisht karrierës, mesa duket jeta e tij private nuk po shkon dhe aq mirë.

Pas ndarjes me Majlinda Zekën me të cilën ka edhe një djalë ai u përfol se ishte në lidhje me Melita Nushin, vajzën e nënkryetarit e Komunës së Prishtinës  Muhedin Nushi.

Por edhe pse ata asnjëherë nuk e konfirmuan lidhjen e tyre, mesa duket gjithçka ka marr fund pa u bërë publike ende. Sipas Prive.al dyshja i ka dhënë fund marrëdhënies së tyre. Siç janë shprehur dhe burimet, mes çiftit nuk funksionojë më dhe ata vendosën ta mbyllin lidhjen e tyre me aq.

Ndërkohë diçka të tillë e parapriu edhe vetë Majk përpara disa ditësh ku shpërndau foton e modeles së njohur australiane dhe përmbi të shkoi “Du me u dashuru pasha jetën “.