DJ i njohur Vin Veli dhe moderatorja Bora Zemani kanë qenë muajt e fundit në vëmendje të mediave, pasi i dhanë fund marrëdhënies së tyre disa vjeçare, nga e cila kanë edhe një djalë. Kjo ndarje shtoi kureshtjen e publikut dhe të gjithë donin të dinin arsyet se përse gjithçka mbaroi.

U përfol shumë se një nga arsye ishte tradhtia e Vinit por një gjë e tillë u përgënjeshtrua nga të dy palët, të cilët tashmë nuk kanë asnjë raport tjetër veç se djalit të tyre.

Vin Veli ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin ‘Një kat më lartë’ ku është pyetur dhe nga moderatori lidhur me këtë ngjarje. DJ është shprehur se çdo gjë është keqkuptuar.
“Më kanë sikletosur deformimet e lajmeve. Unë nuk e tradhëtova Borën, sic është shkruar. Kam tradhëtuar më parë, jo Borën. Mesa duket jetojmë në kohën kur jeta është kthyer klikime e folloëersa’- shtoi Vini.

Ai madje ka rrëfyer se ndarja ka qenë e vështirë, duke qenë se në mes kishin një fëmijë.
Vini shtoi se gjatë ndarjes sikleti më i madh ka qenë djali, duke thënë se nuk do ishte kaq e vështirë nëse ai nuk do ishte në mes. Ai sugjeron që nëse dashuria mbaron, askush të mos mbes peng i raportit dhe fëmijës. Ndarja në këto raste, sipas tij, është më mire dhe për fëmijën.

Ndërsa për jetën personale ai është shprehur se për momentin është fokusuar vetëm në karrierën e tij.
“Nuk është se kam pasur pengesa para se të ndahesha. Nuk ka shumë ndryshime, tani jam më i fokusuar tek karriera”, thotë Vini.



