Nga Shqipëria / E Hënë 5 Mars 2018, 12:12

E uron gjithmonë bukur por këtë herë e teproi: Ja urimi i Ermalit për ditëlindjen e Amit

Dita e sotme është një ditë e veçantë për Amarda Toskën pasi ajo feston ditëlindjen e saj. Dhe sigurisht nuk mund të mungonte dhe një urim nga ana e  bashkëshortit të saj, moderatorit Ermal Mamaqi, i cili këtë herë i ka habitur të gjithë me dedikimin special që ka bërë për partneren e tij.

Ai mëngjesin e sotëm ka shpërndarë një foto të Amit dhe në përshkrim të saj ka shkruar: “‘Burimi i bekimeve të mia gëzuar...’ 

 

Burimi i bekimeve të mia gëzuar...ð??ð??ð?? @amardatoska

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on

Një urim shumë i ëmbël ky nga ana e aktorit, i cili e tregon gjithmonë rëndësinë e madhe që familja ka për të dhe shpesh herë ndanë moment nga jeta e tyre private.

Ndërkohë Ami dhe Ermali pritet që shumë shpejt të bëhen prindër të një vajze, që do të vijë në jetë pas disa kohësh.