Mbrëmjen e djeshme është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscars ku u vlerësuan prodhimet kinematografike të vitit që lamë pas.

Në këtë ceremoni këngëtarja shqiptare Bleona Qereti nuk arriti që të ishte pjesë e saj por ajo mori pjesë në festën e zhvilluar të ‘Vanity Fair’ ku ka habitur të gjithë të pranishmit me pamjen e saj.

Ajo ka vendosur që në këtë festë të sqaqësh me një fustan rrjetë ku dekolteja ishte e zbuluar dhe ajo ishte tërësisht topless. Pamja e saj nuk ka kaluar pa u vënë re dhe nga disa prej mediave më të njohura në botë si ‘Daily mail’ që ka thënë se Bleona nuk i ka lënë asgjë imagjinatës me këtë veshje dhe ka marrë vëmendjen e të gjithë të pranishmëve.

Gjithashtu dhe ‘Express.co.uk’ ka shkruar se Bleona i ka shokuar të pranishmit në ‘Vanity Fair' dhe nuk ishin të paktë ata që mbetën me gojë hapur.

Ndërsa në festën e organizuar nga Elton John ajo ka zgjedhur një fustan ngjyrë rozë që ka lënë përshtypje të mira.



