Nga Shqipëria / E Diel 4 Mars 2018, 19:07

Miss si mami: Shihni sa është rritur vajza e Valbona Selimllarit

Ish-Miss Shqipëria, Valbona Selimllari edhe pas kaq shumë vitesh pasi ka marrë kurorën, mbetet një nga femrat më të bukura shqiptare dhe për të cilën publiku është gjithnjë kurioz.

Mirëpo Valbona jetën private e ka mbajtur gjithnjë hermetike, aq sa vetëm pak vite më parë publiku mësoi se ajo kishte tre fëmijë, një vajzë dhe dy djem.

Teksa me djemtë 2 muaj më parë u shfaq në një event, vajzën e Missit prej kohësh nuk e kishim parë.

Por më në fund sot Valbona ka postuar një foto të Vivien ku ajo shihet se është rritur dhe duket si Miss, me flokët kaçurrela dhe një kordele teksa me duar formon një zemër.

Burimi: Xing.al