Nga Shqipëria / E Shtunë 3 Mars 2018, 19:07

U zunë për një kopertinë reviste: Por ja çfarë thotë sot Albana Osmani për Eneda Tarifën

Albana Osmani dhe Eneda Tarifa dikur kanë qenë dy shoqe të pandara dhe i shihje përher së bashku në çdo event. Mirëpo që pas një zënke që u bë shumë publike përpara disa vitesh, ku u tha se dy mikeshat e vjetra u zunë për një kopertinë reviste, ato nuk u panë më nën shoqërinë e njëra tjetrës dhe thuhej se nuk flisnin më bashkë.

Por përpara një jave Eneda ka qenë e ftuar në emisionin ku pjesë është edhe Albana dhe dukeshin se gjërat mes tyre kishin ndryshuar pak. Ditën e sotme në emisionin 'Thumb' moderatorja e njohur u pyet edhe për marrëdhënie që ka sot me këngëtaren e njohur.

“Flas me Enedën, historia me të më vjen keq që u përkthye ashtu. Të dyja e vuajtëm mungesën e shoqes. Kam folur, nuk mund të them se jemi siç ishim më përpara. Më vjen keq për këtë pasi unë Enedën e dua shumë është një njeri me virtyte. Të gjithë gabojnë në një moment. Eshtë e kaluar gjithçka, nuk takohemi por flasim. “,- ka rrëfyer Albana./Burimi:Blitz.al