Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha janë një nga çiftet më të përfolur në Shqipëri dhe kjo për faktin se historia e tyre është shoqëruar shpesh me polemika të ndryshme dhe shumë diskutime.

Mirëpo edhe pse ata kanë shumë kohë që bashkëjetojnë me njëri-tjetrin publiku është kurioz se nëse do ketë një dasmë mes çiftit të njohur.

Dhe ditën e sotme blogeria e njohur ka qenë e ftuar në emisionin ‘Chic Plus’ ku ka zbuluar se dasma është më afër na se e mendonim.

“Nuk është se do presim shumë, e kemi bërë një plan thjesht po presim momentin që të ndjehemi të dy të qetë për ta bërë këtë, nuk duhet të jemi të nxituar.”,- është shprehur blogerja e njohur duke na zbuluar kështu se shumë shpejt prej tyre do të kemi një datë.



