Nga Shqipëria / E Shtunë 3 Mars 2018, 17:05

Pamje nga ngjarja: Këngëtarja shqiptare përfshihet në një aksident automobilistik

Ditën e sotme këngëtarja e njohur shqiptare  e cila me hitet e saj si ‘Afër meje’  ‘Në përvjetor’ etj, Adelina Emini qe është bërë shumë e dashur për publikun shqiptar, është përfshirë në një aksident automobilistik.

Sipas pamjeve të siguruara nga 'Gazeta Express' Adelina ka pësuar një aksident me makinën e saj në kufirin Kosovë-Maqedoni.

Në këto fotografi shihet teksa ajo është duke komunikuar me policin. Ndonëse ajo ende nuk ka reaguar mbi këtë ngjarje, është mësuar se këngëtarja është jashtë rrezikut për jetën dhe se ka patur vetëm dëme material.

Ndërkohë përveç karrierës në muzikë Adelina është pjesë dhe e departamentit të marketingut në RTK.