Klea Huta është një prej moderatoreve më të dashura për publikun. Ajo madje konsiderohet dhe si një nga më të bukurat duke qenë se bukuria e saj është shumë natyrale.

Mirëpo edhe pse të gjithë jemi mësuar që Klean ta shohim gjithmonë me tiparet zeshkane, flokë të gjatë brunë dhe sytë kaf, këtë herë ajo i ka habitur të gjithë ndjekësit e saj me foton që ka publikuar.

Në një foto në insta story prezantuesja shihet me sy blu dhe të themi të vërtetën duket shumë ndryshe nga Klea që jemi mësuar të shohim. Mesa duket ajo ka dashur të eksperimentoj me pamjen e saj duke përdorur lente ose ndonjë aplikacion për fytyrën.




