Ditët e fundit në Paris po zhvillohet ‘Java e modës’ ku të pranishëm kanë qenë shumë personazhe të njohur botëror, por nuk kanë munguar dhe ata shqiptar.

Një ndër tyre ka qenë edhe blogerja e njohur Armina Mevlani e cila e ka treguar këtë gjë nëpërmjet disa videove që ka postuar në adresën e saj në Instastory.

Ajo madje ka qenë ulur pranë këngëtares së njohur Nicol Schenzinger, e cila në momentin që Armina i ka drejtuar kamerën ka përshëndetur të gjithë shqiptarët.

‘Hello Abania’ është dëgjuar të thotë kënëgtarja e njohur. Ky veprim i saj ka emocionuar shumë nga ndjekësit e Arminës.



