Një nga banorët më të diskutuar të Big Brother 4 ka qenë padyshim Marieli që të gjithë e mbajmë mend si ai djali i qetë që shpesh herë të qarat e tij shkaktonin shumë të qeshura tek publiku për këtë arsye në atë edicion u bë dhe shumë e njohur shprehja ‘Nxirre luanin Mariel’ të cilën të gjithë ish banorët e tjerë ja thonin Marielit i cili rezultoi të jetë wrestler-i më i qetë.

Ai gjatë qëndrimit të tij në Big Brother u përfol për lidhjen që pati me ish banoren tjetër Mirjetën, por edhe për karakterin e tij shumë të qetë.

Mirëpo plotë 7 vjet që nga mbarimi i atij edicioni Marjeli thuajse u zhduk nga vëmendja e mediave e madje thuhet se ai ka hequr dore dhe nga sporti i Westlering ose keçit që ushtronte që nga mosha 17-vjecare.

Sipas Xing.al ai në fakt është tërhequr nga ringu por jo nga sporti i Westlering pasi është bërë trajner i brezit të ri të këtij sporti. Ai jeton në Vicenza me familjen dhe mësohet se 30 vjeçari është fejuar e madje ka nisur bashkëjetesën me të dashurën e cila është me origjinë shqiptare.




