Nga Shqipëria / E Shtunë 3 Mars 2018, 14:02

Krimi makabër në Vlorë: Ja detaji që nxori zbuluar dy dashnorët që kryen vrasjen e dyfishtë

Përpara disa ditësh lajme se nënë e bir u dogjën në banesën e tyre qëllimisht nga bashkëshortja e Olsi Hoxhalarit dhe të dashuritë të saj, bëri bujë në të gjitha mediat. Sapo u zbulua plani i tyre makabër dy të akuzuarit u arrestuan dhe ditën e sotme ata janë paraqitur përpara gjykatës.

Siç është bërë e ditur Hysnije Hoxhallari ka qenë në përgjim ambiental për 30 ditë, duke zbardhur mesazhet dhe telefonatat e saj.

Disa nga mesazhet që janë zbardhur ka qenë komunikimi që ajo ka pasur me dashnorin e saj Kasem Pirjasi.

“Ç’më bëre, më more në qafë,”- mësohet se i ka shkruan Hysnia me mesazh Kasemit.

Ndërkohë mësohet se në seancën gjyqësore nuk është paraqitur asnjë familjar veç gruas së Kasem Prijasit. Gjithashtu ditën e sotme ata do të njihen edhe me masën e arrestit me burg.