Nga Shqipëria / E Shtunë 3 Mars 2018, 13:01

E pabesueshme: Dy këngëtarët shqiptarë janë vëllezër binjak dhe ne s'kemi ditur asgjë

Dy nga këngëtarët e muzikës turbufolk të cilët me bashkëpunimet e tyre janë bërë të njohur për publikun shqiptar, janë Marseli Ademi dhe Mandi i Nishtullës të cilët edhe pse bashkë nuk i kemi parë asnjëherë, veç e veç kanë korrur shumë sukses me këngët e tyre të cilat edhe pse nuk pëlqehen nga një publik i gjerë prapë se prapi kanë arritur të bëhen të njohur në Shqipëri.

Por ditën e djeshme në emisionin ‘Zonë e lirë’ ka qenë i ftuar Marseli i cili ka zbuluar një sekret për dy djemtë që nuk e ka ditur askush.

Ndërsa Marseli ishte duke folur për jetën  dhe karrierën e tij, Arian Çani e pyet se çfarë marrëdhënie ka me Mandin e Nishtullës duke qenë se të dy luajnë të njëjtën muzikë. Mirëpo përgjigja  e tij ka habitur jo vetëm moderatorin por edhe publikun.

Siç ka treguar, ai dhe Mandi janë vëllezër e madje vëllezër binjak por janë ndarë që kur kanë qenë fëmijë nga familjarët e tyre.

Një fenomen i njohur rëndom në traditat tona ka qenë edhe dhurimi i fëmijës një familjari nëse ky i fundit nuk mund të kishte fëmijë. Edhe Marseli pati këtë fat. Ai iu bë ‘dhuratë’ dajës së vet kur ishte bebe. Të vërtetën e mësoi kur ishte 8 vjeç, por as atëherë dhe as më vonë, për të nuk ndryshoi gjë. Edhe sot, krenar për ata që e kanë rritur, Marseli e ndan me të gjithë dashurinë për prindërit e tij: “Unë jam ky që jam falë prindërve të mi. Më kanë rritur me të gjitha të mirat dhe u jam shumë mirënjohës.”

Por pavarësisht se ata janë ndarë që në djep fati tregoi se dy këngëtaret nuk mund ti ndaj dot askush, pasi pasioni për muzikën i bashkoi dhe ata janë sërish pran njëri-tjetrin. /Burimi:Revista Class