Ledion Liço ka habitur gjithë publikun në puntatën e djeshme të 'The Voice Kids' kur është shprehur publikisht se ky do jetë 'The Voice' fundit që ai prezanton.

Edhe pse ka më shumë se 8 vjet që është prezantuesi i këtij emisioni ai ka thënë se nuk mundet të jetë më pjesë e këtij konkursi për një arsye të madhe.

Duke qenë se ky spektakël shoqërohet me shumë emocione të forta dhe nuk mund ti përballojë dot.
“Ky [edicion] është i fundit për mua. Është sfilitësh të merresh me fëmijët”, tregoi ai për marrëdhënien e ngrohtë që krijon me ta dhe emocionet pas shkualifikimit të ndonjërit.



