Nga Shqipëria / E Shtunë 3 Mars 2018, 12:12

S’kishte ndodhur më parë: Salla ngrihet në këmbë, propozim martese në koncertin e Albanit

Ditën e djeshme ishte dhe mbrëmja e parë e recitalit të shumëpritur që këngëtari Alban Skenderaj ka mbajtur për fansat  e tij për të festuar 15 vite karrierë. Dhe sigurisht ishte një sukses duke qenë se e gjithë salla ishte plotë e për plotë.

Mirëpo në një moment vëmendja e publikut nuk ishte më mbi Albanin por mbi një vajzë e cila mori propozim për martesë përpara një publiku të gjerë. Në fillim vajzën e ngjitën në skenë duke i thënë se ajo ishte fituese e një shorteu që produksioni kishte organizuar, por më pas ajo nuk i ka besuar syve kur i dashuri i saj me një unazë është shfaqur në skenë dhe i ulur në gjunjë i ka propozuar asaj për martesë. Shumë e emocionuar vajza i ka thënë ‘PO’ duke ngritur sallën në këmbë nga duartrokitjet.

“Çdo dhimbje në jetë ma ke kthyer në forcë. Kjo botë ka vetëm dy sy dhe ata sy je ti”, kanë qenë disa nga fjalët e tij që prekën të dashurën dhe gjithë sallën.

Më pas Albani ka fillua të këndojë këngën e njohur ‘Unë dhe ti’ dhe çifti nën tingujt e kësaj muzike ka filluar të vallëzojë në skenë.