Një lajm tragjikë është bërë i ditur ditën e sotme ku aktorja e njohur shqiptare që ka luajtur në filmin ‘All or nothing’ Adea Shabani prej më shumë se një jave është zhdukur dhe nuk është bërë e gjallë.

Ajo prej vitesh jeton në Los Angeles ku dhe po vazhdon studimet për aktrim, por prej disa ditësh nuk është dukur në mësim dhe kjo gjë i ka shqetësuar shumë jo vetëm miqtë e saj por edhe familjarët.

Thuhet se 25-vjeçarja për herë të fundit është parë në datën 23 shkurt afër bllokut 1700 në Wilcox Avenue, disa blloqe larg Teatrit të Famshëm Kinez në mes të Hollywood, jo shumë larg vendit ku jeton.

"Diçka po ndodh me të. Nuk e dimë ku është. Shpresojmë të jetë gjallë", është shprehur mikesha e Adeas, Emma Joe.

Ndërkohë mamaja e saj ka angazhuar detektiv privat për tu marr me këtë çështje dhe për të gjetur sa më parë se çfarë ka ndodhur me Adean.



