Nga Shqipëria / E Premte 2 Mars 2018, 18:06

Si asnjëherë më parë: Çiljeta bën deklaratën plot dashuri për dy meshkujt e jetës së saj

Çiljeta Xhilaga është një nga personazhet që përpiqet që jetën e saj private ta mbajë larg vëmendjes së publikut. Ajo rrallë herë poston foto me familjen e saj e madje dhe me të dashurin e saj Alban Hoxhën.

Por së fundmi ajo ka bërë një përjashtim dhe ka dashur që nëpërmjet një postimi të falënderoj zotin për dy kushërinjtë e saj, të cilët i kanë qëndruar pranë këngëtares sikur ta kishin një motër. Ajo është shprehur e bekuar që ata janë pjesë të jetës së saj.

“Zoti nuk me bekoi ne kete jete te kisha nje moter apo nje vella por gjithsesi ndihem e bekuar qe kam dy djem xhaxhai qe gjithmon kane bere rolin e vellait te madh ne jeten time duke me mbrojtur si me te voglen femer te familjes Xhilaga. Jam me fat qe ju kam. Tani vendin tim e ka zene Fernando i bekuar nga dy kushurirat ne vend te motrave,” - përfundon këngëtarja e njohur. Sa i përket anës profesionale pritet që Çili të sjellë së shpejti një produksion të ri muzikor.