Nga Shqipëria / E Premte 2 Mars 2018, 18:06

A do të bëhet Jul Deda përsëri baba? Përgjigja e aktorit është thjesht lot, lot, lot

Aktori i humorit Julian Deda ditën e sotme ka qenë i ftuar në emisionin ‘Rudina’ në TvKlan ku ka treguar diçka më shumë për karrierën e tij si dhe për jetën personale dhe familjen.

Në një moment moderatorja Rudina e ka pyetur atë se nëse ai dhe bashkëshortja e tij kanë në plan që të bëjnë një fëmijë tjetër dhe në këto moment Juli ka dhënë një përgjigje që ka shkaktuar shumë të qeshura tek publiku në sallë dhe te vetë moderatorja.

“Për momentin i kemi vënë kyçin me thënë të drejtën. Por rrëshqitjeve nuk i dihet, mund të ketë dhe rrëshqiptje dheu.”- u shpreh Deda, duke i shkaktuar të qeshura moderatores Magjistari dhe publikut