Nga Shqipëria / E Premte 2 Mars 2018, 18:06

Rikthehet Rudina Xhunga pas largimit të bujshëm nga Vizion Plus, prezanton zyrën e re

Ka kaluar më shumë se një muaj pas largimit të bujshëm që gazetarja e njohur Rudina Xhunga bëri kur mbylli përfundimisht emisionin e saj dhe kontratën me Vizion Plus. Të shumta ishin aludimet se largimi i saj lidhesh me ardhjen e Sokol Ballës, por një gjë e tillë nuk u konfirmua asnjëherë nga moderatorja e njohur.

Mirëpo aty ku të gjithë menduam se ajo do të kthehej në një televizion tjetër, në fakt Rudina duke se ka marrë disa pushime afatgjate dhe televizioni për momentin nuk është fare në planet e saj.

Këtë gjë e ka treguar vetë Xhunga nëpërmjet një postimi që ka bërë në adresën e saj. Ajo na ka prezantuar me zyrën e re e cila ndodhet në shtëpinë e saj. Aty shihet një ambient i vogël i mbushur me libra dhe një kompjuter që me siguri tregon se gazetarja mund të jetë duke punuar me ndonjë libër të ri.

 

#mystudio #myhome #mybooks #mylife #lifewithouttv #finally #icanread #icanwrite

A post shared by Rudina Xhunga (@rudinaxhunga) on