Me shumë siguri të gjithë e mbani mend personazhin e njohur të Ponjës nga spektakli i humorit ‘Portokalli’ që vite më parë u bë një nga më të dashuritë për publikun shqiptar dhe që me batutat e saj aktorja Ervina Kotolloshi e cila luante rolin e një vajze që kishte ardhur nga fshati për të gjetur burrë në Tiranë, arriti të fitonte simpatinë e publikut.

Mirëpo prej vitesh nuk është dëgjuar më se çfarë u bë me aktoren e njohur. Pasi ajo u largua përfundimisht nga Portokalli u mësua se u largua në Francë për të vazhduar studimet e saj, e madje jetojë atje edhe pasi u specializua.

Megjithatë edhe pse ajo është joaktive në rrjetet sociale dihet se së fundmi ajo ka qenë në Japoni dhe prej një kohe të gjatë ajo qëndroi atje. Por momentalisht nuk dihet se me çfarë është angazhuar aktorja dhe se ku ndodhet.





