
Me ardhjen e muajt Mars pritet që më në fund dimri i ftohtë dhe i zymtë të përfundojë dhe në këtë mënyrë të hyjë edhe pranvera . Shumica prej nesh presin që një gjë e tillë të ndodhi edhe me shenjat tona të horoskopit, por sipas astrologes Meri ky muaj nuk do të jetë aspak i mirë për astrologjinë.
Siç është shprehur dhe ajo së fundmi në emisionin ‘Rudina’ ky muaj nuk do të jetë i mirë për asnjë nga shenjat e horoskopit të cilat do të përballen me vështirësi në shumë çështje të ndryshme. Vetëm dy shenja duket se do jenë me fat këtë muaj dhe ato janë Shigjetari dhe Ujori.
Sipas Merit Shigjetarët këtë muaj çështjet familjare dhe ekonomike do t'i kenë mirë. Do të kenë lajme të mira në karrierë, Hëna në Virgjëreshë i thërret për më shumë shkëlqim. Do të kenë nota optimiste, do të relaksohen me veten dhe do të bëjnë udhëtime.
Por edhe Ujori nuk do të preket negativisht. Me pak vështirësi do të gjejë dashurinë. Në fund të Marsit premtohet një moment erotik për ta. Keni një lajm surprizë këtë fillim muaji.
Më poshtë mund të lexoni parashikimin për çdo shenjë sipas astrologe Merit:
Peshorja: Fillojnë me një lloj ngadalësimi në çështjet e tyre dhe do të kenë disa kundërshtime te forta. Duhet të parapërgatiten sepse do vihen në përballje çështje diskutimesh, ekonomike dhe personale.
Binjakët: Deri në mes të Marsit do të jenë tema e bisedave të të tjerëve, do i dalin ndonjë gënjeshtër ose mashtrim ne bashkëpunim ose ne çift. Nga nesër gjërat fillojnë komplikohen.
Demi: Do kenë një mundësi njohje ose një qëllim i tyre do favorizohet, por në disa çështje intime, ligjore, ekonomike do fillojnë pengesa dhe ngatërresa. Çështjet e punës do komplikohen ne fund të marsit ose do bëhen pjesë e ndonjë antagonizmi.
Gaforrja: Do të bëhen pre e kritikave të forta për çështje pune, por nëse përdorin diplomacinë mund të marrin një pozicion të mirë në punë, por zakonisht Gaforret kanë inat dhe e përdorin të parin.
Luani: Do të kenë udhëtime, kontakte me jashtë, kualifikime etj në fillim të marsit. Por duhet të kenë kujdes një çështje ekonomike sepse hëna e plotë do i godasë. Hëna e re në mes të Marsit për Luanët sjell difiçit në anën shpirtërore.
Bricjapi: Do të kenë një komplikim në jetën personale. Kanë pasur dilema në jetën personale. Nëse janë në krizë marrëdhëniesh, në mes të Marsit mund të pësojnë një ndarje.
Peshqit: Të kenë kujdes nga skandalet, keqkuptimet, zhgënjimet, mashtrimet. Mund të bëhen pjesë e një loje që nuk e kanë kuptuar, ose futen me dëshirë. Do ndihen të zbrazët nga ana ekonomike.
Akrepi: Do të ketë goditje nga ana personale dhe pak vështirësi me punën, por do të ketë ditë të mira. Hëna e plotë do i vendosë në mëdyshje. Mërkuri do sjellë një ngatërresë që do i lodhë pak.
Virgjëresha: Mund të bëheni pjesë e një njohje të suksesshme, por për dikë që bashkëpunon me ta nuk do të jetë e mirë. Do ndani hidhërimin me të tjerët.
Pranvera për Dashët do të sjellë dashuri, harmoni. Çliroheni nga pasiviteti por nga fundi i marsit do të fillojnë sërish problemet në çështje punësh, partneritetesh, antagonizmash.