Orinda Huta dhe Turjan Hyska janë një nga çiftet më të dashur për publikun shqiptar dhe duke qenë se kurioziteti për jetën e tyre është e madhe ata bëhen shpesh pjesë e lajmeve rozë.

Së fundmi këngëtarja dhe moderatorja e njohur ka treguar në adresën e saj se do të largohet për në Londër për një udhëtim.

Mirëpo ai që ka reaguar për këtë postim ka qenë bashkëshorti i saj Turi i cili i ka dërguar asaj një link të CNN ku shihet se sa keq është koha në Londër.

Kjo gjë mesa duket nuk i ka pëlqyer dhe aq shumë Orindës e cila ka shkruar mbi të ‘Sa shakator e kam’,duke treguar në këtë mënyrë se shakaja e tij s’ishte aspak e këndshme.



