Nga Shqipëria / E Premte 2 Mars 2018, 15:03

Pa fjalë: Do të habiteni kur të shihni se çfarë bën fansi i çmendur për Encën

Kanë qenë të shumta rastet kur fansat e çmendur të personazheve publik qofshin ata këngëtar, politikan ose moderator kanë treguar dashurinë e madhe që kanë ndaj idhujve të tyre duke bërë veprime ekstreme për ta.

Shumë prej tyre kanë bërë tatuazh fytyrën e personazhit të preferuar të tjerë kanë gdhendur emrat e tyre etj, dedikime këto që kanë lënë pa fjalë jo vetëm VIP-at por edhe publikun.

Së fundmi ka qenë Enca ajo që është lumturuar nga veprimi që njëri prej fansave të saj ka bërë dhe e ka shpërndarë atë në adresën e saj. Në postim shihet që njëri prej tyre ka realizuar portretin e këngëtares në kokën e tij.

“Sa lezetshëm Encatics” shkruan Enca në postimin e saj duke treguar se ka fansa të vërtet.

Ndërkohë pritet që këngëtarja shumë shpejt të publikojë këngën e saj ‘Dua’ që me shumë siguri do të kthehet në një hit.