Nga Shqipëria / E Premte 2 Mars 2018, 14:02

Avokati zbulon skandalin: Olesian e futën në kurth kemi të bëjmë me një grup kriminal

Ditën e djeshme Olesia Duka dentistja e cila u arrestuar pasi kishte mashtruar 11 biznese dhe u kishte vjedhur atyre para është paraqitur përpara gjykatë së Durrësit  ku dhe I është dhënë vendimi i arrestimit me burg.

Mirëpo ditën e sotme avokati i saj ka qenë i ftuar në News 24 ku ka treguar më shumë hollësi për ngjarjen e madje ka zbuluar se klientja e tij në fakt është përdorur për pastrim parash nga këta biznesmen.

“Klientja ime është përdorur nga kjo shoqëri dhe në fillim është ofruar se ka pasur nevojë për vlera financiare…ka qenë një konvertim i përditshëm i vlerave monetare, jo thjesht marrje borxhi, lekët kanë kaluar nga shoqëria Ama te shoqëria që ka Olesia, dhe i merrnin në lekë, pra s’ishte më marrëdhënie biznesi, klientja ime është përdorur nga të gjitha subjektet, të 11 janë të organizuar, kanë njohje me njëri tjetrin dhe e kanë përdorur për pastrimin e lekëve që ato kanë pasur. Olesia në bankë ka kaluar 135 mijë euro më tepër subjektit Ama”, është shprehur avokati mbrojtës Arben Llangozi.

Ndër të tjera ai ka treguar që të 11 këto biznese kanë lidhje me njëra-tjetrën dhe që të gjithë përdornin  dentisten që të pastronin para.

“Kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal në Durrës, sillte euro te exchange në Tiranë dhe merrte lekë. Përmes Olesias se donte të bënte pastrim parash. Kishin marrëdhënie tregtare, lekët janë bërë çdo ditë konvertime, merreshin në Durrës dhe konvertoheshin, arsyeja duhet të hetohet, klientja ime është përdorur nga kjo shoqëri dhe në fillim është ofruar se ka pasur nevojë për vlera financiare. Ka qenë një konverrtim i përditshëm i vlerave monetare, jo thjesht marrje borxhi, lekët kanë kaluar nga shoqëria Ama te shoqëria që ka Olesia, e merrnin në lekë, pra s’ishte më marrëdhënie biznesi, është përdorur nga të gjitha subjektet, të 11 janë të organizuar, kanë njohje me njëri tjetrin dhe e kanë përdorur për pastrimin e lekëve që ato kanë pasur. Në bankë Olesia ka kaluar 135 mijë euro më tepër subjektit Ama”, ka treguar Llangozi.