Nga Shqipëria / E Premte 2 Mars 2018, 14:02

Ja kush janë ‘bosat’ shqiptarë që harxhojnë shuma marramendëse për një orë

Kemi parë që personazhe të ndryshme në Shqipëri qofshin ata këngëtar politikan apo biznesmen një nga aksesorët e preferuar që asnjëherë nuk i ndahen është ora. Shumë VIP-a shqiptar nuk e heqin asnjëherë nga dora orën që të themi të vërtetën është një nga aksesorët më të shtrenjtë që secili prej tyre mbanë. Shumë prej tyre harxhojnë shuma marramendëse për të pasur në dorën e tyre një orë të shtrenjtë. Disa të famshëm  madje i ndërrojnë shpesh herë ato.

Pak më poshtë keni një listë me disa nga shqiptarë e fiksuar pas orëve luksoze.

Ledri Vula është dalluar gjithmonë për veshjet e tij të shtrenjta. Ora “Rolex Yacht Master II” e tij kushton 17 150 euro.

Lori Hoxha mban në dorë një orë të “Royal Oak Chronograph” ar i bardhë e zbukuruar me gurë diamanti që ka një vlerë 100 000 euro.

Aktori shqiptar Blerim Destani ka demonstruar gjithmonë se është i fiksuar pas orëve të shtrenjta dhe ka jo vetëm një, por disa ora të shtrenjta. Ora e tij më e shtrenjtë kushton 800 000 euro dhe është e firmës “Richard Mille”.

Getoar Selimi është i fiksuar jo vetëm pas këmishëve të shtrenjta, por edhe pas orëve. Reperi shqiptar mban në dorën e tij një orë “Hublot Big Bang” që kushton 32 000 euro.

Futbollisti shqiptar Granit Xhaka i njohur gjithmonë për jetën e tij luksoze mban në dorë një orë “Rolex”, e cila ka gurë diamanti të bardhë dhe të zi. Kjo orë kushton 30 000 euro.

Noizy ka jo vetëm Ferrari të kuq super-luksoz, por edhe disa ora të shtrenjta, vlera e të cilave është edhe më e lartë se një shtëpi. Ora më e shtrenjtë e reperit të njohur është “Audemars Piguet, Royal Oak Chronograph” që kushton 113 475 euro.

Fatmir Hysenbelliu, djali i biznesmenit të njohur Irfan Hysenbelliut është përfolur vazhdimisht për jetën e tij luksoze. Madje për të është folur edhe në emisionin investigativ “Le Iene”. Ai mban në dorën e tij një orë “Royal Oak Offshore Rubber Clad” që kushton 20 450 euro./Burimi:Joq.al