Ditën e sotme u bë publike edhe rezultati i testit antidoping që Romela Begaj kishte realizuar në Kanada. Sipas rezultateve ajo kishte dal pozitive në këtë test B. Mirëpo ajo betohet që një gjë e tillë nuk është e vërtet dhe se gjaku i saj është i pastër e ajo asnjëherë nuk i ka prekur ato substance.

Në një konferencë për mediat që peshëngritësja shqiptare doli teksa puthi Kur’anin dhe u betua përpara tij se po thoshte të vërtetën është shprehur: “ Duart e mija kurrë nuk e kanë prekur atë substancë. Puth këtë Kur'an dhe betohem për këtë flamur dhe njerëzit e mi më të shtrenjtë se duart e mija janë të pastra. Më akuzojnë pa prova për doping. Unë punën time e kam bërë me djersë dhe jam shpërblyr, betohem në këtë Kur’an dhe në dy njerëzit e mi më të shtrenjtë, mamanë dhe motrën time që gjaku im është i pastër ashtu siç kam lindur. Edhe në 12 të natës po të zgjohem ato medalje do i fitoj. Kam 13 vite në sport dhe çdo medalje që i kam sjellë Shqipërisë ka qenë e pastër”.

Më pas ajo ka rrëfyer se si sporti në Shqipëri është lënë në harresë e madje ka insistuar se kërkon të hetohet për tu vërtetuar se ajo është e pafajshme.
“Fati im i keq që kam lindur në një vend që nuk ka shtet, jemi bota e tretë. Askush nuk i hedh sportistët siç i hedh Shqipëria, ne kemi derdhur gjak për këtë flamur dhe shteti nuk na ofron asgjë, sepse nuk ka shtet. Po akuzohem pa prova, por jam e gatshme të hetohem nga çdokush që jam e pastër.”

“Unë Romela Begaj nuk kam mundësi financiare ta çoj çështjen më gjatë për hetim, jam e hapur ndaj çdo hetimi por unë vetë nuk kam mundësi financiare t’i nis.
Më vranë për së gjalli!”, ka përfunduar ajo me lot në sy.


