Një raport i fundit i publikuar nga Unicef ngre alarmin në Shqipëri për shkak se vendi jonë renditet i dyti për vdekshmërinë më të lartë foshnjore në rajon. Sipas shifrave që publikuan, vdekje më të larta të bebeve ndodhin në Maqedoni ku ka 8.3 të tilla për 1000 fëmijë. Ndërsa Shqipëria ka 6.2 për 1000 foshnja të lindura. 277 fëmijë nën një vjeç humbën jetën, ku 146 ishin djem dhe 131 vajza. Kurse lindje u shënuan 31. 733 lindje.

Duke u krahasuar me dy dekada më parë vdekja e fëmijëve nën 1 vjeç është rritur me mbi 19% vetëm vitin e fundit. Vdekshmëria e foshnjave ka shënuar nivelin më të ulët në këto 20 vitet e fundit në 2015 pasi humbën jetën 233 bebe nga 277 që u shënuan një vit më parë. Shifrën më të ulët në rajon se ka Bosnja dhe Hercegovina, me 4.7 vdekje për 1000 fëmijë më pas renditet Serbia 3.7 dhe me mirë paraqitet Mali i Zi me 2.7 vdekje për 1000 bebe të lindura.

Gjithashtu edhe në rang botëror Shqipëria mbanë një vend alarmant pasi renditet e 35. Unicef i ka bërë thirrje qeverisë që të ndërmarr masa në mënyrë që të eliminojë vdekjen e foshnjave për shkaqe të parandalueshme.

